Celebrities Gossip Music Showbiz

“E di që s’jeni gati…”, çfarë po paralajmëron vallë Era Istrefi?

Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.

Epo duket se Era nuk ka të ndalur. Pas suksesit të madh me bashkëpunim me reperi Don Xhoni pas një kohe shumë të shkurtër këngëtarja publikoj një tjetër bashkëpunim me reperin Buta dhe mesa duket se nuk mbaron me kaq. Vetëm pak më parë këngëtarja ka lajmëruar se do të publikoj këngën e saj të re, por këtë herë solo. Ky projekt muzikor do të publikohet më shpejt se sa e mendoni, pikërisht nesër në orën 17:00 dhe do të titullohet “Idiot”.

Kohëve të fundit Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë trazuar rrjetin me postimet e tyre në rrjete sociale. Dueti i dyshes titullohet “Hala” dhe është publikuar 1 muaj më parë, bashkëpunim ky që e ka treguar suksesin që në fillim e deri më tani kënga ka kaluar 35 milionë klikime, e pritshme kjo nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku. Një bashkëpunim të cilin Don Xhoni e cilëson si më të mirin mund të themi se është ende një nga këngët më të dëgjuara të momentit dhe e sigurt se klikimet e saj do të vazhdojnë të rriten, duke thyer ende rekorde.