Celebrities Gossip Showbiz

“E di… të dhemb” Mos ndoshta Elvana Gjata sapo bëri një dedikim?!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri dhe si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.

E përfolur shpesh për jetën e saj private, megjithatë ende asgjë e konfirmuar duket se Elvana ka zbuluar pak më shumë. Në koncertin e saj më  të fundit, teksa ka performuar këngën ‘EX’, kur e ka postuar në Instagrami-n e saj krahas ka shkruar një pjesë të tekstit që na duket si një dedikim.

E di… të dhemb

E ftuara speciale e një prej mbrëmejeve  ishte Elvana, e cila performoi disa herë gjatë spektaklit, ku arriti të ‘elektrizonte’ të gjithë skenën, por gjithashtu ishte dhe pjesë e jurisë, ku për herë të parë do të jepte gjykimin e saj për performancat e konkurrentëve, të cilët do të kërcenin disa nga hitet e saj ndër vite. Duket se të ishte pjesë e jurisë ishte një sfidë shumë e vështirë për këngëtaren.