Aktualitet

E diel me diell në Shqipëri, masa ajrore relativisht të ngrohta!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Kjo për shkak të masave ajrore të thata e relativisht më të ngrohta, me origjinë perëndimore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit shqiptar, si edhe me shtim të vranësirave në orët e mbrëmjes.

Po ashtu, era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim e me shpejtësi nga 1 në 8 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri në 2 ballë.

Për këtë të diel, temperaturat luhaten në vlerat:

Shkodër
6/18
Diell re

Kukës
1/16
Diell re

Lezhë
9/18
Diell re

Dibër
1/17
Diell re

Durrës
8/20
Diell re

Tiranë
7/21
Diell re

Elbasan
8/21
Diell re

Berat
8/22
Diell re

Vlorë
7/21
Diell re

Korçë
0/15
Diell re

Gjirokastër
1/21
Diell re

Sarandë
9/21
Diell re