Aktualitet

E diela e fundit e muajit maj mbyllet me shi në vendin tonë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e kthjellime.

Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët në qendër. Në relievet kodrinore-malore në jug dhe në lindje, reshjet do të jenë me intensitet deri mestar në periudha afatshkurtra, me rrebeshe të vrullshme shtrëngata e stuhi me shkarkesa elektrike, si dhe breshër në zona të izoluara. Ka mjegullinë e shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare deri 8 m/sek. Në brigjet e bregdetit veriperëndimor shkon deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

 Temperaturat parashikohen:

Shkodër
16/30
Diell re shi

Kukës
14/20
Diell re shi

Lezhë
21/31
Diell re shi

Dibër
11/22
Diell re shi

Durrës
17/31
Diell re shi

Tiranë
17/30
Diell re shi

Elbasan
16/30
Diell re shi

Berat
14/32
Diell re shi

Vlorë
17/30
Diell re shi

Korçë
10/20
Diell re shi

Gjirokastër
14/27
Diell re shi

Sarandë
17/28
Diell re shi