Music Selected By

E diela e fundit e muajit tetor duhet të mbyllet me “Selected By” nga Dori Dj!

Në Top Albania Radio nuk ka si të mungojë emisioni i cili ju shoqëron mbrëmjeve në fundjavat tuaja, bëhet fjalë për “Selected By”. Ky emision vjen çdo të dielë në orën 20:00. Është programi muzikor që nuk duhet ta humbisni. Të gjithë adhuruesit e muzikës, pavarësisht rrymës, ky program është për ju duke ju përçuar vetëm energji pozitive për ta nisur ditën e nesërme me “vibe”-in e duhur.

Siç e keni zbuluar edhe më parë në Top Albania Radio, “Selected By” është një program i veçantë sjellë ekskluzivisht nga Dj resident të radios suaj më të dashur. Çdo bllok muzikor i transmetuar në këtë emision është përzgjedhur e punuar me kujdes dhe dashuri nga artistët tanë.

Sonte e nisim me disa përzgjedhje të hiteve të “TAR HITS” ndër vite, zgjedhur dhe miksuar nga Dori DJ. 120 minuta ndryshe, për të mos u humbur, si asnjëherë më parë. Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”.