Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Music Selected By

E diela i përket Dj XXL në “Selected By”!

A mund të quhet e plotë e diela juaj nëse nuk është programi juaj më i preferuar muzikor, “Selected By”?!
Sigurisht që jo dhe sidomos në këto natë verë ku muzika shumë e mira nuk mund të mungojë kurrsesi.
Mblidhni miqtë dhe të dashurit tuaj sontë, bëhuni gati për orën 20:00 pasi fillon muzika më e mirë e dëgjuar ndonjëherë, e përzgjedhur me shumë kujdes këtë javë nga Dj XXL.

Do të jeni nën shoqërinë e Dj resident të TAR përreth dy orë, kështu që edhe nëse jeni vetëm, Top Albania Radio nuk ju lë të ndiheni të tillë.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë, një larmishmëri rrymash ku në krye qëndrojnë muzika ‘house’ dhe ajo ‘techno’. Sigurisht nuk do të mungojnë këngë shumë të veçanta, që dyshojmë t’i keni dëgjuar ndonjëherë dhe hitet më të mëdha që na kanë shoqëruar të gjithëve ndër vite…