Music Selected By

E diela mbyllet bukur sot në Top Albania Radio!

Një tjetër e diel, një tjetër episod i “Selected By” që mbrëmjen e sotme vjen nga Dj Vini, një nga Dj më të hershëm të TAR që radion e bën gjithmonë me shumë pasion.

Dj Vini ka menduar të sjellë në “Selected By” klasikët e rrymës “trance”; Paul Van Dyk, Ayla, Yahel, Da Hool, Tiesto e shumë të tjerë. Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse!

Mos i humbisni sot në darkë dy orë shpërthyese me më të mirat e kohës më të artë të muzikës “trance” në “Selected By” nga ora 20:00-22:00 nga Dj Vini, pasi e diela meriton të mbyllet bukur. Përzgjedhjet muzikore të tij do t’ju fusin në një ‘mood’ të mirë për ta mbyllur fundjavën siç duhet.