Celebrities Fashion

E dini se çfarë të veçantash kishte fustani i modeles së njohur Bella Hadid në Festivalin e Kanës?!

Disa veshje nga marka e njohur ‘Gucci’ që i përkasin epokës së Tom Ford-it janë më të vështira për t’u gjetur se të tjerat, por Bella Hadid është shfaqur në tapetin e kuq të Kanës në një nga veshjet më të rralla. Në premierën e “Les Bonnes Étoiles”, modelja zgjodhi një fustan të bardhë me lakim nga koleksioni i vjeshtës 1996, i kompletuar me një prerje në ijë që zbulonte një pjesëz metalike nga arkivi i ‘Lab2022’.

Nuk është për t’u habitur që Hadid do të zgjidhte që të vishte një fustan nga marka prestigjioze ‘Gucci’. Ky është fustani i fundit i një linje të gjatë të cilësisë së mirë që ajo ka veshur për Festivalin e Kanës. Kjo veshje specifike ka jetuar si legjendë brenda arkivave të veshjeve unike dhe të veçanta.

Bella Hadid siç tanimë të gjithë e dimë është një nga supermodelet më të njohura e më të kërkuara në nivel ndërkombëtar, imazhi i markave shumë të njohura, si dhe e kërkuar nga stilistët më të njohur. Së fundmi, thuhet se bukuroshja do të ketë një rol edhe në një serial televiziv duke i shtuar karrierës së saj edhe një pjesë në fushën e aktrimit. Siç raporton ‘Variety’, Bella sapo i është bashkuar kastit të serialit televiziv ‘Hulu Ramy’, një dramë-komedi amerikane e transmetuar që sheh Ramy Youssef, i cili është gjithashtu regjisor, producent dhe bashkë-krijues i serialit, në rolin kryesor.

Supermodelja e njohur ka një nga trupat më në formë që kemi parë në pasarela. Për të ruajtur linjat e saj trupore, Bella i kushton vëmendje dietës së saj dhe stërvitet shumë. Së fundmi, 25-vjeçarja përmes llogarisë së saj në TikTok, ka ndarë me fansat sallatën e saj të preferuar të shëndetshme dhe ushqyese, për të qëndruar në formë. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë që përfshin vetëm 5 përbërës dhe është shumë e shijshme dhe me pak yndyrë.