Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

E dinit këtë?! Ja se cila është mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta!

Uji përbën më shumë se gjysmën e peshës sonë trupore. Për të mbajtur këtë sasi uji në trupin tonë, ne duhet të pimë gjashtë deri në tetë gota lëngje në ditë. Uji është pija më e shëndetshme të cilën mund ta konsumojmë, e cila është pa sheqer dhe pa kalori. Por a është gjithmonë kjo mënyra më e mirë për t’u hidratuar në ditët e nxehta?

Duket se uji është i mjaftueshëm për shumicën e njerëzve, por mënyra më e mirë për të hidratuar varet se ku jeni dhe çfarë aktiviteti po bëni. Një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit St. Andrews, thotë se:

Nevojat e një personi i cili është fizikisht aktiv duke u marrë me punë në natyrë në një ditë të nxehtë, mund të jenë të ndryshme nga personi që ndodhet në shtëpi me ajër të kondicionuar, i cili drejton një makinë me ajër të kondicionuar në një zyrë me ajër të kondicionuar. Kur djersitemi, ne humbim ujë dhe kripëra, kështu që duhet të zëvendësojmë këto të dyja. Nëse konsumojmë shumë nga secila prej tyre, trupi do të ndërmarrë hapa për të barazuar gjërat duke përdorur osmozë, që është procesi i kalimit të ujit.

Qumështi mund të jetë më efektiv sesa uji i pijshëm. Qumështi natyrisht përmban kripë dhe laktozë, për të cilat ne kemi nevojë në sasi të vogla për të ndihmuar në stimulimin e thithjes së ujit në zorrë. Uji i kokosit është gjithashtu efektiv, pasi përmban kripë, kalium dhe karbohidrate. Qumështi gjithashtu përmban elektrolite dhe makronutriente, të cilat absorbohen në trup.

Kjo ngadalëson kohën që i duhet ujit të lidhet me këto molekula, duke lejuar trupin të thithë dhe mbajë më mirë lëngjet. Ekspertët sugjerojnë që pijet që përmbajnë elektrolite, të cilat përfshijnë natrium, kalium, magnez dhe kalcium, mund të jenë më të mira për të na hidratuar sesa uji.

Një mënyrë tjetër për të qëndruar të hidratuar është të konsumoni çaj dhe kafe. Disa njerëz shqetësohen se pijet me kafeinë na dehidratojnë, por kjo është e vërtetë vetëm kur pimë doza të mëdha kafeine.