Lifestyle Sex

E dinit që mungesa e seksit krijon këto probleme shëndetësore tek meshkujt?!

Ndonjëherë, mospasja e marrëdhënieve seksuale është bërë normale dhe të gjithë e kalojnë një periudhë të tillë në jetë. Ndoshta keni hasur në ndarje me partnerin tuaj, apo ndoshta nuk keni ende një partner romantik në jetën tuaj. Përpos kënaqësisë mendore dhe fizike, ky akt ju shëron edhe nga shqetësime të tjera që mund të keni.

Të kryesh marrëdhënie seksuale është diçka e bukur, është mirë për humorin tuaj, forcon dhe tonifikon muskujt dhe relakson lëkurën. Me pak fjalë, na mban në formën e duhur. Por çfarë ndodh kur nuk kryeni marrëdhënie për një kohë të gjatë? Ja se cilat janë tre efektet negative që mungesa e seksit krijon për shëndetin.

1.Do të jeni më të stresuar

Seksi i ndihmon njerëzit të çlirohen. Një grup studiuesish skocezë kanë zbuluar se njerëzit që nuk kryejnë marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë fajësojnë veten për situata stresuese krahasuar me ata që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën një herë në dy javë. Arsyeja është e lehtë për t’u kuptuar, gjatë seksit, truri çliron hormone, të tilla si endorfina dhe oksitocina, të cilat ndihmojnë njerëzit të ndihen më rehat, më të relaksuar.

2.Rrit rrezikun e kancerit të prostatës

Meshkujt që bëjnë më pak seks mund kanë rrezik më të lartë për kancer të prostatës. Një studim i paraqitur në Shoqatën Urologjike Amerikane zbuloi se meshkujt që e kanë të rregullt përvojën seksuale kanë një rënie me 20% në fillimin e kësaj gjendjeje. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta heqin substancat potencialisht të dëmshme nga prostata.

3. Jeni më të ndjeshëm ndaj ftohjes dhe gripit

Më pak seks nënkupton uljen e mbrojtjes së sistemit imunitar. Hulumtuesit në Universitetin Wilkes-Barre në Pensilvani dolën në përfundimin se ata që kryenin marrëdhënie seksuale një ose dy herë në javë gëzonin një rritje prej 30% të imunoglobulinës A (IgA), e cila është një antitrup kundër viruseve, krahasuar me ata që kryenin marrëdhënie seksuale rrallë apo kurrë.

Rikujtojmë se, të gjithë e dimë se me kalimin e viteve asgjë nuk është më si më parë, pra ndryshon. Ashtu siç ndodh me prioritetet, punët e ndryshme apo preferencat e ushqimit dhe muzikës, ashtu ndodh dhe me jetën seksuale. Ajo ndryshon me moshën, e sidomos me vitet e martesës. Sipas një studimi, ku janë intervistuar çifte të ndryshme të cilët kishin 5, 8, 20 apo 30 vite së bashku për të treguar rreth eksperiencës së tyre seksuale dhe sa ka ndikuar martesa dhe vitet në aktivitetin e tyre në shtrat, treguan se sa më shumë vite të kalojnë aq më pak ulet intensiteti i marrëdhënieve seksuale, por duhet gjithmonë të mbani gjallë romanticitetin.