Aktualitet

E enjtja, dita më e nxehtë e muajit!

Termometri pritet të shënojë mbi 41 gradë celsius të enjten. Shqipëria do të goditet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan ku metereologët thonë se dita e sotme ka shënuar rritje të temperaturave, por e enjtja do të jetë dita më e nxehtë e këtij muaji.

Termometri pritet të tejkalojë 41 gradë Celsius, temperaturë e cila do të ndihet disa herë më e lartë.

“Valët e të nxehtit afrian do të qëndrojnë deri në fundjavë, dita më e nxehtë nesër, mbi 41 gradë”, – thotë meteorologia Lajda Porja.

Temperatura ekstreme do të përjetojnë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kosova shënon 39 që s’e ka arritur ndonjëherë, Maqedonia mbi 41”.

Fundjava do të sjellë një ulje të temperaturave dhe rrebeshe shiu.

“Bien temperaturat në fundjavë rrebeshe afatshkurtra shiu kryesisht në veri”, thotë Porja!

Sinoptikanët i konsiderojnë këto temperatura aspak normale për muajin në të cilin ndodhemi.