Bota

E frikshme, këputet lisharësja buzë greminës; vajzat mbijetojnë në 2000 m lartësi!

Këto janë momentet e tmerrit kur një lisharëse e rrezikshme buzë një gremine në Rusi  këputet duke lëshuar jashtë vetes dy vajzat që po lëkundeshin në të. Dyshja po zbaviteshin në lisharësin më shumë se 2 mijë metra të lartë në Kenionin Sulak në Dagestan kur kabulli që e mbante u këput, sipas raportimeve.

Për fat dy vajzat ranë në një plartformë poshtë buzës së humnerës, çka i shpëtoi ato nga vdekja e sigurtë. Por përveç tronditjes, dy ruset e reja pësuan vetëm disa gërvishtje. Policia tha se ka nisur një hetim për sigurinë e mjetit dhe të tjerave të ngjashme me të, “në vendet e thella të kenionit”.

Vajzat pësuan disa gërvishtje, por asnjë prej tyre nuk pësoi plagë të rënda, thanë autoritetet për të përditshmen  Komsomolskaya Pravda. Është e tmerrshme të mendosh se kanë rrëshkitur kur lisharësi ishte në lartësinë maksimale.

Sulak është më i thellë se Kenioni i Madh në SHBA dhe përshkruhet si më i thelli në Evropë. Ministria e turizmit në Dagestan tha se lisharësi “nuk plotësonte standardet e sigurisë”.

Megjithatë lisharëse të tilla janë mjaft të preferuara nga turistët në Dagestan, që është rajoni përballë detit Kaspik.