Celebrities Gossip Showbiz

E ftuar në ‘Wake Up’, Xhemi Shehu flet për rikthimin e saj në ‘Portokalli’ dhe raportin me Fjoralba Ponarin!

Xhemi Shehu një nga prezantueset më bukuroshe të ekranit prej shumë vitesh i kishte munguar ekranit dhe mbrëmjen e djeshme bëri rikthimin e saj të bujshëm në ‘Portokalli’. Padyshim që në këtë periudhë pauze ka pasur shumë pikëpyetje për rikthimin e saj dhe tani që është sërish në programin më të ndjekur për raportin e saj me bashkëprezantuesen Fjoralba Ponari.

Të gjitha këtyre pyetjeve, Xhemi i është përgjigjur në një intervistë ekskluzive për ‘Wake Up’.

Rikthimi im në “Portokalli” është si taman një histori dashurie nga këto që zihesh, ndahesh dhe bashkohesh prapë se të merr malli se nuk shkëputesh dot. Është e pabesueshme, unë nuk e dija që do rikthehesha. Nuk e mendoja këtë rikthimin. Madje kisha menduar se isha shkëputur përfundimisht nga ekrani. U futa pak në shina me “Qesh mirë kush qesh i fundit” por ai ishte një format i shkurtër. Mendoj se nuk më janë ndezur mirë motorët se pas dy vitesh shkëputje duhet pak punë. Por, ndjesia ime është sikur nuk jam shkëputur asnjëherë duke qenë se edhe me kolegët kam pasur kontakte. Në fakt Salsano u bë shkak i rikthimit. Ai realizoi një takim mes meje dhe drejtuesve dhe ramë dakord për një rikthim.

Fjoralbën e njoh që te “E diell”. Më bëhet shumë qejfi që do punojmë bashkë. Kam konsideratat më të larta. Përveçse është e talentuar dhe duket sikur ka një jetë që e bën “Portokalli”, është njeri shumë i mirë dhe sot vuan për njerëz të mirë dhe jam me fat që punoj me të. Nuk e shohim njëra-tjetrën si rivale.  

Rikujtojmë se para pak muajsh nisi dhe emisioni i ri në ‘Top Channel’  “Qesh mirë kush qesh i fundit” që ishte gjithashtu dhe projekti më i fundit i bukuroshes dhe ku u ‘ribashkua’ duke bashkëmoderuar me mikun e saj Salsanon ku prej shumë vitesh me të drejtonin programin më të ndjekur të humorit ‘Portokalli’.