Bota Botë e Çuditshme Travel

E gjeni dot kush është ishulli që ndodhet me të vërtetë në fund të botës?!

Tristan da Cunha nuk është ishulli ku njerëzit shkojnë për pushimet e tyre ekzotike. Këtu nuk ka plazhe ranore dhe rezorte luksoze, ku njerëzit trajtohen si mbretër, por është destinacioni më i përsosur për t’u larguar nga gjithçka. Me vendndodhje 2333 kilometra nga copa më e afërt e banuar e Tokës, Tristan da Cunha mban rekordin e ishullit më të largët në botë.

Tristan da Cunha u zbulua nga Tristao da Cunha, një eksplorues portugez, i cili i dha ishullit emrin e tij, megjithëse nuk e shkeli asnjëherë, pasi deti i trazuar nuk e lejonte anijen t’i afrohej tokës së ishullit. Më 1816-n, ishulli ra nën sundimin anglez, jo sepse anglezët u dashuruan me pamjet natyrore, por sepse i famshmi Napoleon Bonaparti mërgoi në ishullin fqinj St. Helena. Anglezët kishin frikë se mos francezët tentonin të shpëtonin udhëheqësin e tyre, duke shfrytëzuar Tristan da Cunha, kështu që sollën një garnizon me ushtarë për ta ruajtur. Pas pak kohësh, ata e kuptuan që askush nuk do ishte aq i çmendur sa të përdorte një ishull 2300 kilometra larg si një rrugë shpëtimi, kështu që i tërhoqën edhe ushtarët.

Përveç këtij ishulli që ndodhet në fund të botës ne ju sjellim në rikujtesë se edhe Ishujt Pitcairn janë një pikë e vogël në planet, konkretisht në Paqësor, midis Zelandës së Re dhe Perusë me vetëm 47 banorë. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes pasi janë lejuar martesat e homoseksualëve. Edhe pse asnjë banor i ishullit nuk është homoseksual apo ndonjë çift tjetër homoseksual nuk ka shprehur interes për të shkuar atje për t’u martuar.

Pitcairn, i banuar për herë të parë në 1790, është një koloni britanike, por ka njëfarë autonomie ligjore dhe për këtë arsye konsiderohet si vendi më i vogël në botë për sa i përket popullsisë. Është një parajsë tokësore, e mbytur në gjelbërim dhe krejtësisht e sigurt pasi të gjithë banorët njihen me njëri-tjetrin dhe nuk i mbyllin kurrë shtëpitë. Të gjithë banorët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të piratëve të rrëmbyer Baudu dhe Tahiti. Ishulli është jashtëzakonisht pak i populluar dhe ka vend për shumë të tjerë.