Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot punën që bënte dikur aktorja Jennifer Aniston?!

Aktorja e njohur e Hollywood-it, Jennifer Aniston aktualisht po bën intervista promovuese mbi sezonin e dytë të serialit të saj të suksesshëm “The Morning Show”. Gjatë një interviste në “The Tonight Show With Jimmy Fallon”, Aniston, zbuloi një nga punët që kishte para se të arrinte të siguronte jetesën si aktore.

Ajo ka treguar se kur ishte fëmijë jetonte në New York dhe më pas u transferua në Los Angeles. Aktorja 52-vjeçare u shpreh:

Unë kam punuar si një postiere me biçikletë për një ditë në New York. Kam punuar në një agjenci reklamash pas shkollës. Nëna ime në të vërtetë punonte atje. Pra, për të fituar para shtesë, do të bëja punë të çuditshme. Dhe një ditë postieri i tyre thjesht nuk u shfaq.

Aniston vazhdoi të tregonte se si stafi i punës së mamasë së saj, pas kësaj e pyet nëse mund të ngiste një biçikletë, për të cilën ajo tha se mundej. Sidoqoftë, ajo do të ishte ende e papërgatitur për të shëtitur nëpër rrugët plot lëvizje dhe shpesh kaotike të qytetit të Manhattan. Ylli i “Friends” vazhdoi të tregonte se sa e rrezikshme ishte një ditë e saj si postiere.

Në trurin tim, nuk e di se si i mbijetova asaj dite, sepse ishe në një rrugë me trafik dhe gjithçka tjetër. Unë mendoj se mund të kem hipur në një taksi vetëm për të përfunduar ditën.

Rikujtojmë se, aktorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun Jennifer Aniston me veprimin e saj të fundit arriti të zbuloi pak nga prapaskenat e serialit “The Morning Show”. 52-vjeçarja duket mjaft entuziaste për sezonin e dytë të serialit. Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston, dikur motrat Green tek seriali ikonik ‘Friends’, bashkuan forcat si aktore dhe producente ekzekutive në ‘The Morning Show’ që u transmetua në Apple TV+ në vitin 2019, duke krijuar shumë bujë në sezonin e tij të parë.  Sezoni i dytë i serialit pritej në vitin 2020, por me vonesa të shkaktuara nga pandemia globale, koha e transmetimit u shty. Drama është lançuar më 17 Shtator dhe është i disponueshëm vetëm në ‘Apple TV+’.