Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot sa kushton ky dekorim për Krishtlindje i Kylie Jenner?!

Kylie Jenner ka bërë së fundmi një postim të rrallë teksa ka qenë e heshtur në rrjetet sociale pas tragjedisë të festivalit ‘Astroworld’  të Travis Scott pak javë më parë. 24-vjeçarja ndau një video të shkurtër në InstaStory të një dekorimi të Krishtlindjeve që thuhet të ketë vlerën mbi 1000 dollarë.

Ajo ndau një video të shkurtër me ndjekësit e saj të një piramide të historisë së Krishtlindjeve prej druri me 3 nivele, e cila ishte punuar me dorë nga kompania familjare Muller. Ky dekorim nuk është e lehtë për t’u marrë në SHBA pasi do të kushtonte të paktën 1000 dollarë për të marrë një të tillë direkt nga Gjermania.

Piramidat e Krishtlindjeve, të cilat në Gjermani quhen ‘Weihnachtspyramide’, janë dekorime të Krishtlindjeve që i kanë rrënjët në folklorin dhe zakonet e rajonit të malit Ore të Gjermanisë, por që janë bërë të njohura ndërkombëtarisht. Ato përbëhen nga një kornizë e jashtme piramidale e dekoruar me mbajtës qirinjsh dhe një karusel qendror, i cili shpesh ka skena të lindjes së Krishtit dhe figura të tjera të Krishtlindjeve, duke përfshirë plak dëbore, skiatorë, shenjtorë dhe shtëpi.

Rikujtojmë se, Kris Jenner thuhet se po kalon një krizë mes shqetësimeve që vajza Kylie mund të humbasë miliona pas koncertit tragjik të Travis Scott. Kylie, e cila është në pritje të fëmijës së dytë me Travis, ka statusin e miliarderes, por tani mamaja Kris raportohet se është e shqetësuar se biznesi i saj do të preket. Një burim i tha “The Sun” se 24-vjeçarja më shumë se çdo gjë dëshiron të bëjë gjënë e duhur për viktimat, por është në rrezik të humbasë partneritetin e saj të biznesit dhe është përgjegjëse për jetesën e shumë njerëzve.