Celebrities Gossip Showbiz

E gjeni dot se çfarë planifikoi të bënte kjo modele me facoletën e Messi-t?!

Një modele e Playboy planifikoi të pozonte nudo me facoletën që Lionel Messi përdori në konferencën e tij të lamtumirës për shtyp në Barcelonë, pasi paraqiti një ofertë të majme për të. Magjia legjendare e argjentinasit te katalunasit përfundoi në këtë verë, pasi klubi spanjoll nuk ishte në gjendje t’i rinovonte atij kontratën.

Talenti 34-vjeçar ishte i gatshëm që të ulte pagën e tij në mënyrë që të nënshkruajë një marrëveshje të re në mes të krizës financiare të Barcelonës, por rregullat financiare të La Ligës e penguan atë që të zgjasë qëndrimin e tij në Camp Nou. Messi i fshiu lotët duke përdorur një facoletë, teksa ishte tejet i trishtuar që përfundoi kjo eksperiencë e tij në klubin e Barcelonës që zgjati për 21 vite.

Facoleta e përdorur e ish-kapitenit të Barcelonës do të shfaqet më vonë në një ankand ndërkombëtar, aty ku thuhet se do të ketë një çmim fillestar prej një milion euro. Modelja e Playboy-t, Luana Sandien ka pohuar se ajo ka bërë një ofertë marramendëse prej 600,000 dollarësh për facoletën.

Unë ofrova 600,000 dollarë për të marrë facoletën e Messit. Unë dhashë më shumë se gjysmën e shumës së reklamuar duke besuar se do të fitoja, por reklama u zhduk pas ofertës sime. Reklama u zhduk, pa dhënë më shumë informacion në lidhje me rezultatin e ofertës, kështu që ne nuk e dimë nëse dikush e bleu facoletën ose nëse reklamuesi hoqi dorë nga ideja. Shpresoj se ia arrita qëllimit tim.

Ende nuk është e qartë nëse bukuroshja braziliane Sandien, ka qenë e suksesshme me ofertën e saj për facoletën e Messi-t, me të cilën ka planifikuar të pozojë nudo nëse e merr. Ajo është shfaqur në kopertinën e Playboy Africa duke pozuar me një këmishë të Barcelonës dhe shitjet e revistës u rritën me 50%, si rezultat i veshjes së saj.