Celebrities Gossip Showbiz

“E gjeta dhe një lule”, Butrint Imeri surprizohet në koncertin e tij!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Së fundmi në një nga koncertet e tij, bukuroshit i ka ndodhur një rastesi shumë e bukur me një nga fanset e tij . Butrinti ka postuar në Instastory një video, ku tregon se ka zbuluar se ka një tatuazh të ngjashëm me një nga vajzat e pranishme në koncert. Bëhet fjalë për një trëndafil të gdhendur përjetësisht në dorën e secilit prej tyre dhe në videon e postuar shkruan:

E gjeta dhe një lule

‘AM & PM’ quhet dueti mes Butrint Imerit dhe Kidës, që besojmë që shumicës nga ju vendi i xhirimit i është dukur shumë i njohur. E duket se kënga është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së tyre, pasi kënga e tyre ka kaluar 16 milion klikime në platformën YouTube, duke u renditur kështu në një nga këngët më të pëlqyera të sezonit.

Një nga vendet ku janë bërë xhirimet është shtëpia ikonike e një prej serialeve më të njohura turke, “Kara Sevda”. Kida dhe Butrinti kanë bashkëpunuar edhe me parë me njëri-tjetrin bashkë me reperin Ledri Vula dhe kënga e publikuar, që titullohet “Dale” është pëlqyer shumë nga publiku verën e kaluar.