Celebrities Design Showbiz

E gjithë ‘pasuria’ e Betty White së shpejti në ankand!

Pasuria e aktores legjendare Betty White do të nxirret në ankand këtë vjeshtë me më shumë se 1,500 artikuj nga jeta dhe karriera e saj. ‘Julien’s Auctions’ do të organizojë një ngjarje tre-ditore duke filluar nga 23 shtatori në Beverly Hills ku fansat mund të bëjnë oferta për artikujt.

Sendet nga jeta e yllit të “Mary Tyler Moore Show” përfshijnë çmime, skenarë, veshjet nga shfaqjet dhe filmat e saj televizivë. Orendi, vepra arti, bizhuteri dhe sende shtëpiake dhe personale nga shtëpitë në Brentwood dhe Carmel, Kaliforni, do të dalin gjithashtu në ankand.

Unaza e saj e martesës është një nga bizhuteritë që do shitet në ankand. Vlerësimi fillestar varion nga 600 deri në 800 dollarë. Rikujtojmë, se White ndërroi jetë më 31 dhjetor 2021, vetëm pak javë para ditëlindjes së saj të 100-të. Agjenti Jeff Witjas në momentin e vdekjes së saj u shpreh se:

Betty kaloi në gjumë e qetë pa dhimbje. Për mua kjo është gjëja më e rëndësishme dhe më ngushëllon si miku i saj i dashur. 

Sjellim në vëmendje se “Google” festoi ditëlindjen e Betty White me një homazh të veçantë për yllin e ndjerë. Më 17 janar, ku do të kishte qenë ditëlindja e 100-të e White, kërkimet në “Google” për emrin e saj rezultuan në petale trëndafili që fluturonin poshtë ekranit, të shoqëruar nga një mesazh.

Mesazhi është një varg i njohur nga kënga tematike për ‘The Golden Girls”, në të cilën White luajti si Rose Nylund nga 1985 deri në 1992. White ka pasur një karrierë të ëndrrave në Hollywood. Ajo pati role të paharrueshme në “The Golden Girls” dhe “The Mary Tyler Moore Show”. Më vonë gjatë karrierës së saj, ajo pati pjesë ikonike në “Hot in Cleveland” dhe në filmin e vitit 2009, “The Proposal”.