Celebrities Gossip Showbiz

E gjykojnë se zëri i saj tingëllon si burrë, ja çfarë komenti ka Miley Cyrus në lidhje me këtë!

Këngëtarja e famshme Miley Cyrus është shfaqur se fundmi në kopertinën e ‘Interview Magazine’ më seksi dhe më rebele se kurrë më parë. Këtë herë nuk ka qenë veshja ajo që e ka mbajtur Miley në qendër të vëmendjes, por pikërisht ‘zhveshja’.

Ajo kurrë nuk ka patur frikë të shprehë veten dhe as këtë herë ky parim nuk mund të ndryshonte. Miley u angazhua plotësisht në një foto sesion përreth një ferme në Nashville, ndërkohë që, bukuroshja u shpreh si më poshtë.

Unë vërtet jam një yll rroku.

Gjatë intervistës ajo ka rrëfyer gjithashtu se njerëzit e komentojnë shpesh për zërin.

Gjithë jetën time edhe pse kam marrë trajnime për zërin dhe shumë eksperienca të tjera, prap më thonë: ‘Pse tingëllon si burrë kur flet? Ku e ke falseton? Pse nuk e kap oktavën e lartë të ‘Party in the U.S.A”.

Ajo tregon se zëri i saj tregon kush ajo është në të vërtetë dhe si e sheh veten, ndaj këto deklarata për zërin e kanë prekur, por tashmë nuk i intereson më. Pavarësisht se kanë qenë kohë të vështira dhe të frikshme gjatë një viti e gjysmë në vazhdën e pandemisë COVID-19 për çdo artist muzikor, edhe yllit të popit Miley Cyrus, iu desh që të shtynte turneun e saj ‘Plast Hearts 2020’ në mbështetje të albumit të saj të shtatë në studio po me të njëjtin emër.

Këngëtarja e hitit të njohur ‘Wrecking Ball’ së fundmi ka ndarë me fansat e saj një letër të shkruar me dorë në faqen e saj të internetit të quajtur MileyWorld.com, ku ajo përmendte të kaluarën e saj të afërt dhe “përqafonte” atë që po vjen në të ardhmen, duke falënderuar fansat e saj të përkushtuar.

Miley thekson rëndësinë e të qenit e rrethuar me dashuri ndërsa ndërtoni jetën tuaj dhe mbani pranë vetes vetëm ata që po ju ndihmojnë “të rindërtoni themele të qëndrueshme”.

Unë kisha një teori se do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner, nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Atëherë ky ishte qëllimi im, por që nga periudha e pandemisë, unë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika. Muzika ishte ajo që na mbajti gjallë në kohët e vështira që kaluam.