Botë e Çuditshme

E harroi në qilar për më shumë se dy dekada, burri shet në ankand shishen e verës për çmimin e pabesueshëm!

Një burrë që kishte blerë një shishe verë të vitit 1970 për 250 dollarë dhe e harroi atë në qilar për më shumë se dy dekada arriti ta shesë atë në një ankand për më shumë se 100 mijë dollarë. Veterani i luftës së Vietnamit, Mark Paulson me profesion bojaxhi e bleu shishen e verës “Domaine de la Romanee Conti La Tache” disa vite pasi ajo kishte dalë në treg.

72-vjeçari që e konsideron veten si një adhurues të muzikës punk rock, tregon se në kohën kur e bleu verën 3, 250 dollarë ishin shumë para, por ia kishte mbushur mendjen pronari i dyqanit i cili i kishte thënë që ta merrte si një investim. Marku kishte menduar që ta ruante verën për dasmën e vajzës, por më pas familjarët i kishin mbushur mendjen se nëse do ta shiste do të fitonte shumë para.

Më pas, Paulson dhe familja e tij kontaktuan një specialist vere në shtëpinë e ankandeve Bohams Skinner i cili iu tha se shishja kishte një vlerë të konsiderueshme. Kur ofertat nisën të numëroheshin ajo arriti deri në 106 mijë dollarë, duke bërë të lumtur Markun për investimin dhjetëra vjeçar.