Celebrities Gossip Showbiz

“E izoluar në dhomën time, fatmirësisht…” Armina Mevlani zbulon se si po i kalon këto ditë me Covid!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

E së fundmi, ajo ka treguar për ndjekësit e saj se jo vetëm që është e infektuar me Covid-19, por po i kalon këto ditë e izoluar në shtëpi. Me anë të një postimi në Instastory, Armina na tregon se fatmirësisht, nuk ka infektuar askënd.

Dita e gjashtë pozitive me Covid. E izoluar në dhomën time. Fatmirësisht askush nuk e mori prej meje.

Ne i urojmë Arminës të shkuara dhe shpresojmë ta kalojë sa më lehtë!

Blogerja shpesh na tregon në rrjete sociale se merret me aktivitet sportiv për të mbajtur trupin në formë. Megjithatë, duket se ndjekësit e saj mendojnë se ajo ka bërë disa prekje në fytyrën e saj.

Në një ‘Ask me a question’ në Instagram që Armina ka bërë me fansat e saj, një prej tyre e ka ‘akuzuar’ bukuroshen se ka të bëra mollëzat dhe dhëmbët dhe thotë që është natyrale. Armina i është kundërpërgjigjur duke i thënë se këto që përmendi janë mirëmbajtje dhe jo ndërhyrje.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.