Celebrities Gossip Showbiz

E ka harruar Andin! Jasmina surprizohet nga i dashuri me një dhuratë të veçantë

Çifti Jasmina- Andi ishin mjaft të pëlqyer nga publiku edhe pse zënkat mes tyre ishin të shumta ata arritën të merrnin vëmendjen në “Për’Puthen”. Edhe pse arritën të dilnin bashkë nga programi si çift dhe i emocionuan të gjithë, lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Pjesëmarrja e Andit si model në klipin e këngëtares së njohur Diona Fona dhe xhelozia e Jasminës për një flirt mes tyre ishte një nga arsyet që ndau çiftin. Pas ndarjes të gjithë ende shpresonin se mund të kishte ribashkim mes tyre, megjithatë Jasmina vërtetoi të kundërtën.

Me anë të një Instastory të postuar në llogarinë e saj, ish- konkurrentja e “Për’Puthen” ka zbuluar një dhuratë të veçantë që duket ta ketë marrë nga një njeri shumë special për të. Një arush i madh i kuq i formuar me trëndafila dhe një fjongo në mes e ka emocionuar shumë atë dhe këtë e ka treguar me anë të emoji-ve dhe zemrave që e ka shoqëruar postimin.

Nuk dihet ende kush mund të jetë personi që i ka rrëmbyer zemrën Jasminës, pasi as ajo vetë nuk ka zbuluar gjë dhe as syri i publikut nuk ka arritur të dyshojë për diçka.

Epo, i urojmë lumturi në lidhjen e re Jasminës, por një pyetje kemi, po Andi çfarë mendon për këtë?