Celebrities

E ka marrë malli për Shqipërinë, Bebe Rexha i tregon të gjithë botës se çfarë do të bëjë kur të mbarojë pandemia

Ajo na bën gjithmonë që ndihemi krenarë që jemi shqiptarë dhe duket se kjo e fundit i mungon shumë. Pak orë më parë Bebe Rexha ka bërë një postim në Insta Story ku i tregon të gjithë botës se e ka marrë shumë malli për Shqipërinë.

Në videon plot humor shihet një person i cili ngrihet në këmbë duke kërcyer në avion nga lumturia se më në fund po udhëton. Pikërisht këtë gjë ka ndërmend të bëjë këngëtarja e famshme menjëherë pasi të përfundoi pandemia.

Artistja me origjinë shqiptare shpeshherë bën postime në platformat sociale ku zbulon traditat e vendin tonë. Dhe ne presim me padurim që pasi kjo situatë e vështirë të jetë drejt fundit, ta mirëpresim dhe një herë Bebe Rexhën në Shqipëri.