Celebrities Gossip Showbiz

E ka mbajtur këtë eksperiencë kaq ‘të ëmbël’ larg syrit të publikut, Eni Koçi zbulon arsyen përse!

Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it. Para disa ditësh ata deklaruan se i kanë dhënë fund beqarisë dhe jo së fundmi por që në vitin 2019. Çifti, të cilët janë prej disa vitesh e kanë mbajtur të fshehtë, por e publikuan lajmin me anë të një fotoje të postuar në Instagram, ku Eni shfaqet me fustanin e bardhë të nusërisë, ndërsa Genci me kostum të zi.

Dhe surpriza nuk mbaroi me kaq. Çifti simpatik i këngëtarëve, zbuluan gjithashtu se do të bëhen prindër për herë të parë përmes videoklipit të këngës së tyre të re të titulluar “Ama”.

Para disa orëve, këngëtarja me anë të një ‘Ask-u’ u përgjigj disa nga kurioziteteve që ndjekësit kanë lidhur me këtë rrugëtim kaq të bukur dhe jo vetëm. Një prej tyre e pyeti bukuroshen se përse po e mban kaq në privatësi shtatzaninë e saj apo ka frikë ‘mos e marrin mësysh’ dhe Eni e ka një përgjigje lidhur me këtë.

Jo, nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë shumë.

E para pak javësh, dyshja kanë organizuar ‘babyshower-in’ e bebes dhe njëkohësisht Eni ka festuar dhe ditëlindjen e saj. Këngëtarja ka ndarë me ne disa nga momentet më të bukura nga atmosfera festive.