Celebrities Gossip

“E kaluara mund të të çojë në depresion”, me kë e ka ish-shoqja e ngushtë e Meghan Markle?!

Jessica Mulroney ka lënë të kuptohet për betejën e saj gjatë vitit të kaluar, pasi e gjeti veten në qendër të një grindjeje të “Black Lives Matter”, gjë që më pas ndezi thashethemet për një përçarje me ish-shoqen e ngushtë Meghan Markle. Stilistja kanadeze nga Toronto, shkroi në Instagram për të ndarë një postim prekës ku shkruhej:

E kaluara mund të të çojë në depresion, e ardhmja mund të të çojë në ankth, kështu që përpiquni të jetoni në të tashmen.

Postimi grumbulloi 7,000 pëlqime në mesin e 413,000 ndjekësve të saj. Nëna e tre fëmijëve, e cila është e martuar me djalin e madh të Brian Mulroney, kryeministrit të 18-të të Kanadasë, pa një rritje të shpejtë në famë pasi vajza e saj Ivy u shfaq si një nga shoqërueset e princit Harry dhe Meghan Markle në vitin 2018. Megjithatë, rënia e saj ishte edhe më e shpejtë, pasi ajo u akuzua për përdorimin e ‘privilegjit të saj të bardhë’ për të ‘kërcënuar’ një influencues me ngjyrë.

Miqësia e dyshes ishte gjithashtu subjekt i thashethemeve për një përçarje, por një burim më vonë tha për Daily Mail se dyshja janë në kontakt të rregullt, duke fajësuar distancën midis Kanadasë dhe Kalifornisë për të vështirësuar gjërat. Në gusht, Mulroney tha se jeta e saj ishte përsëri e lumtur pasi gjeti shpresën përmes terapisë.