Celebrities Gossip Showbiz

“E kam puthur mjaft, ka filluar të më mërzitet…”, Luizi flet për Kiarën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Romanca mes Kiarës dhe Luizit duket tashmë e konsoliduar dhe pas puthjes së parë të dhënë gjatë dasmës së zhvilluar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dyshja rrallë shihet larg njëri tjetrit. Puthjet e tyre nuk mungojnë dhe po ashtu edhe batutat e Luizit.

Luiz: O Bona, më ka thënë Kiara mos ta puth më në sy teje dhe të Maestros se i vjen zorr nga ju

Valbona: Ou, ashtu?

Luiz: Jo, jo s’ka gjë, se e kam puthur boll, ka filluar të më mërzitet

Kiara: Ou, e po ik pra mos më puth më, mos mu afro

Luizi dhe Armaldo u sqaruan sot në mëngjes për debatet që patën një natë më parë. Luizi i tha Maestros se nuk ka pse merr çdo gjë si provokim, pasi ndonjëherë ai flet me shaka. Gjatë gjithë ditës së sotme, Armaldo i mbajti qëndrim Luizit, pasi u ndje i ofenduar nga debatet mbrëmjen e kaluar.