Celebrities Gossip Showbiz

“E kam vuajtur gjithë jetës, isha xheloze për vajzat me…” Sara Hoxha zbulon kompleksin e saj më të madh!

Sara Hoxha u njoh fillimisht në publik si partnerja e reperit shumë të njohur dhe të pëlqyer Ledri Vula. Mirëpo, bukuroshja arriti të fitojë zemrat e ndjekësve menjëherë sapo u bë një figurë politike. Duke ja nisur me thjeshtësinë e saj dhe postimet ‘funny’ në rrjete sociale, Sara ka arritur të fitojë mbi 350 mijë ndjekës në Instagram.

Mirëpo, edhe pse shpesh në publik bukuroshja e tregon thjeshtësinë dhe moskompleksitetin e saj kjo nuk do të thotë se si çdo njeri nuk ka detajet që nuk i pëlqen te vetja dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi në një ‘Ask’ me ndjekësit e saj. Tipari që e ka kompleksuar gjithmonë Sarën te vetja janë flokët që bukuroshes i duken shumë të hollë.

Famën që ka marrë nga rrjetet sociale, përveçse me reklama, ajo ka vendosur ta shfrytëzojë edhe duke i hyrë botës së biznesit. Së fundmi, ka treguar se do bashkëpunojë me një blogere mjaft të njohur në Shqipëri dhe bëhet fjalë pikërisht për Sara Karaj e cila ka linjën e saj kozmetike. Këtë e ka bërë me dije para pak muajsh, por duket se planet e saj janë shtyrë. Në fillim është menduar se linja e saj kozmetike do të lançohej në muajin dhjetor, por për arsye që nuk dihen ende, burime për Prive kanë zbuluar se ky projekt është shtyrë për vitin e ardhshëm. Produktet e kësaj linje kozmetike do të prodhohen në Gjermani.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin. Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu.

Para disa ditësh, Sara ka publikuar një video në YouTube ku i përgjigjet pyetjeve më të sikletshme që ajo ka marrë ndonjëherë nga ndjekësit e saj, ku një ndër to ka qenë edhe rreth dasmës së saj me artistin, ajo ka shprehur se dëshira e tyre nuk mungon por janë në dilemë nëse dasma e tyre do të jetë shumë e madhe apo një e vogël dhe private. Mirëpo, mesa duket dilema qenka zgjidhur. Pak ditë më parë, bukuroshja ka publikuar një Instastory ku shihet në një ambient me fustane nusërie përreth. Epo, ndoshta mund të kemi një dasmë në horizont…