Celebrities Gossip Showbiz

“E kemi një gjë të bukur sonte”, çfarë po na paralajmërojnë Romeo Veshaj dhe Elgit Doda?

Elgit Doda është një nga producentët më të suksesshëm dhe padyshim që këngë e tij pëlqehen shumë. Sidomos së fundmi, ai ka qenë i përfolur për këngën ‘Toxic Love” të dedikuar për Borën nga ana e Donaldit dhe gjithashtu për miqësinë e mirë me dy vëllezërit binjak Veshaj.

Teksa Donaldi ndodhet brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP”, Romeo dhe Elgiti kanë treguar shumë mbështetje për të. Pak më parë, ka qenë Elgiti që ka shkruar me anë të një Instastory : “E kemi një gjë të bukur sonte apo jo Romeo?” Teksa këtë shkrim e ka shoqëruar me një ’emoji’ që simbolizon shenjën e Spiderman, shenjë e përdorur nga Donaldi brenda shtëpisë.

E menjëherë kjo story na krijon dyshimet se mos ndoshta dyshja kanë ndonjë surprizë lidhur me “Big Brother VIP”, nisur edhe nga një kërkesë e Monikës, një tjetër banore e shtëpisë para disa ditësh për dyshen drejtpërdrejt nga ekrani  ku i kërkonte që të krijojnë një kënge për të dhe pilotin.

Mos vallë do prezantojnë këngë e kërkuar nga Monika për pilotin?

Rikujtojmë se, nga kutia e Pandorës ku rradha për ta hapur spektaklin e të martës së kaluar ishte e Ilirit, atij ju dha detyrimi që në këmbim të një darkimi me mikun e tij të ngushtë, njëkohësisht me ish- banorin e shtëpisë, Sabianin të nxirrte në nominim tre banorë. Balerini zgjodhi veten e tij dhe dy nga banorët e rinj, Eltionin dhe Arbërin. Pas pak do të zbulojmë se cili nga të tre do të largohet përfundimisht nga shtëpia duke humbur garën për çmin e madh përfundimisht.