Film & Tv

E keni menduar ndonjëherë se arushi Winnie the Pooh do të vinte si një film horror?!

Ariu i verdhë më i famshëm në botë do të jetë protagonist i një filmi horror. “Winnie the Pooh: Blood & Honey” (Winnie the Pooh: Gjak dhe Mjaltë) na tregon anën e errët të personazhit aq të dashur për fëmijët. Ky film nuk ka asnjë lidhje me “Disney” dhe kompania nuk mund ta ndalojë një film të tillë, pasi që nga 1 janari i këtij viti, Winnie the Pooh është kthyer në një pronë publike dhe nuk është më i mbrojtur nga e drejta e autorit.

Që do të thotë se kushdo mund të krijojë variante të këtij personazhi sipas dëshirës. Filmi i ri horror do të ketë edhe personazhin Piglet, por do të mungojë Tiger, për arsyen se ky personazh ka dalë më vonë dhe ende nuk është bërë pronë publike në SHBA.

“Winnie the Pooh: Blood and Honey” u përfundua në fillim të këtij muaji dhe fotot e para që tregojnë një Pooh djallëzor dhe një derrkuc gati të hidhen mbi një grua duke pushuar në një vaskë të nxehtë. Në një farë mënyre ata tashmë i kanë vënë flakën internetit.

Në një intervistë me Variety, regjisori Rhys Waterfield, i cili është në post-produksion në katër filma të tjerë duke përfshirë “Firenado” dhe “Demonic Christmas Tree”, tha se përgjigja ndaj fotove ka qenë “absolutisht e çmendur”.

Për shkak të gjithë shtypit dhe gjërave të tjera, ne thjesht do të fillojmë të përshpejtojmë modifikimin dhe ta kalojmë atë në postproduksion sa më shpejt që të mundemi. Por gjithashtu, duke u siguruar që është ende gjtihçka në rregull. Do të jetë një prioritet i veçantë.

I vetmi shqetësim është nëse Disney do të ketë ndonjë gjë për të thënë për “Winnie the Pooh: Blood and Honey”. Edhe pse tregimet më të hershme të Milne janë tani jashtë të drejtave të autorit, Disney ruan përdorimin ekskluziv të interpretimeve të tyre të Pooh Bear dhe miqve të tij. Waterfield tha:

Ne jemi përpjekur të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm.