Gjumi, ashtu si çdo proces tjetër trupor, kërkon vëmendjen tonë pasi është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sonë. Ndërsa mungesa e gjumit të mjaftueshëm rregullisht mund të jetë normale për disa prej jush, privim i gjumit dhe efektet fizike, emocionale dhe mendore mund t’ju dëmtojnë së tepërmi. Ne po ju tregojmë disa nga efektet negative që vijnë si pasojë e mungesës së gjumit.
Do të keni më pak energji gjatë ditës.
Përveç mungesës së energjisë, do të jeni gjatë shumicës së kohës edhe përgjumësh, gjë që e bën të vështirë përqendrimin. Gjithashtu koha juaj e reagimit ndaj faktorëve të ndyshëm përkeqësohet, mund të keni nervozizëm dhe probleme me humorin dhe kjo mund të përkeqësojë kujtesën tuaj, vendimmarrjen dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve.
Zvogëlohet performanca në punë.
Të gjitha këto gjëra mund të zvogëlojnë performancën tuaj në punë ose shkollë dhe t’ju bëjnë të jeni të pakënaqur. Gjithashtu kjo ndikon negativisht në rezultatet që do të jepni më pas. E kush do të dëshironte që të merrte kritika për punën e bërë?
Mund t’ju vëri në rrezik aksidentesh.
Mendoni pak, ju nuk keni bërë një gjumë të mirë gjatë natës dhe po niseni për në punë në mëngjes. Jeni përgjumësh dhe si të mpirë, por përsëri jeni duke ngarë makinën. Kjo mund të rezultojë tejet e rrezikshme, qoftë nëse jeni në rolin e shoferit, ose në atë të këmbësorit.
Problemet shëndetësore.
Në planin afatgjatë, mungesa e gjumit është lidhur me një gamë të gjerë problemesh shëndetësore, nga shtimi në peshë e deri te diabeti, sëmundjet e zemrës dhe probleme të tjera kardiovaskulare.
Shëndeti mendor dhe emocional.
Një problem më pak i zakonshëm që lidhet me privimin e gjumit janë problemet e shëndetit mendor si depresioni, ankthi dhe cilësia e zvogëluar e jetës.
Rikujtojmë se, të gjithë me siguri mund të kujtojmë një kohë kur na zinte gjumi me dritat ndezur kur ishim fëmijë. Ishte mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga “fantazmat”. Për më tepër, disa të rritur mund të preferojnë të lënë dritat hapur gjithashtu dhe jo për shkak të errësirës. Por rezulton se rreziku i vërtetë është i fshehur në dritat gjatë gjithë kësaj kohe.