Botë e Çuditshme Travel

E keni menduar ndonjëherë se cili është vendi më i largët në botë?! Nuk është aq bukur sa mund ta mendoni…

Bouvet është një ishull i vogël, vetëm 49 kilometra katrorë. Mund të përkufizohet gjithashtu si një shkëmb vullkanik i mbuluar kryesisht nga akullnajat. Është një territor i varur nga Norvegjia, megjithëse ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Atlantik.

Ai është ishulli më i largët në planet. 2 520 km në jugperëndim të Cape of Good Hope (Afrika e Jugut), Bouvet është mijëra e mijëra kilometra larg çdo qytetërimi. Shkencëtarët që kanë arritur të shkojnë, thonë se të punosh atje është e frikshme.

Bouvet u zbulua për herë të parë në vitin 1739, nga komandanti francez Jean-Baptiste Charles Bouvet de Lozier, megjithëse një gabim në shënimin e koordinatave bëri që të humbte gjurmët, derisa në vitin 1808, gjuetari britanik i balenave, James Lindsay, e gjeti përsëri. Bouvet ka qenë një rezervat natyror që nga mesi i shekullit XX dhe e vetmja ndërtesë që ka është një stacion meteorologjik. Ishulli është aq i vogël sa, stacioni përbën 7% të sipërfaqes së tij totale.

Në Bouvet jetojnë pinguinët, luanët e detit, albatrosët dhe disa lloje balenash. Ishulli po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e studiuesve dhe shkencëtarëve, pasi vendndodhja e tij (rreth 1600 kilometra në veri të Antarktidës) mund të zbulojë informacione se si ishte klima më parë në kontinentin e ngrirë.

Ndërkaq, jeni kurioz të dini se cili është qyteti më i vjetër në botë? Në fakt, çfarë nënkuptojmë kur flasim për “qytetin më të vjetër”? A është qyteti më i vjetër në botë një vend i banuar vazhdimisht? Apo qyteti i parë i ndërtuar nga njerëzit, që sot nuk ekziston më? Po qytetet që e filluan jetën si vendbanime të vogla, dhe u shndërruan në qyteteshumë më vonë?

Xheriko, një qytet në Palestinë, quhet shpeshherë qyteti më i vjetër në botë. Të dhënat arkeologjike, tregojnë se ky qytet është banuar që 11.000 vjet më parë. Rreth vitit 9.000 Para Krishtit, aty u vendosën gjuetarët-mbledhës, ndërsa duke nisur nga viti 8.000 Para Krishtit në Xheriko nisi zhvillimi i bujqësisë.