Lifestyle Love & Sex

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse partneri juaj ulet në gjunjë kur ju propozon? Epo, ka një shpjegim për këtë!

E ku ka më bukur se të merrni një propozim romantik, ashtu siç e do tradita, teksa dashuria e jetës suaj ulet në gjunjë, si në përralla me unazën në dorë duke ju thënë fjalën magjike?! Normalisht është ndjesia më e bukur në botë, por a keni menduar ndonjëherë se çfarë kuptimi ka ulja në gjunjë nga partneri juaj?

Së fundmi, ‘Engagement Ring Bible’ ka zbuluar se kjo traditë daton që në periudhën e kalorësisë dhe martesave me mblesëri.

Kalorësit duhet të uleshin mbi një gju përpara dikujt me grada më të larta, si një shfaqje respekti, bindjeje dhe besnikërie.

Pra, kur një zotëri i propozonte zonjushës, duke u zotuar për besnikëri dhe duke shpallur dashurinë për të, të uleshe në një gju ishte gjëja më natyrale për t’u bërë.

Kjo quhet marrëveshja e bindjes në fjalorin kalorsiak. E kështu, ulja në gjunjë u kthye në traditë dhe sot propozimet tipike kanë patjetër dikë që ulet në gjunjë.

Ndërkaq, ne në rrjetet sociale dita ditës shohim me qindra propozime të ndryshme për martesë të cilat shpesh bëhen virale, megjithatë nuk kemi parë kurrë një propozim me 5 unaza. Fejesa, kërkimi i dorës së të dashurës suaj dhe martesa kryhen në mënyra të ndryshme sipas një vendi dhe kulturës së tij.

Kështu, edhe pse ekzistojnë disa ngjashmëri midis disa zakoneve ose traditave, secili vend, madje edhe secili rajon mund të ketë veçoritë e veta. Ndërkaq, njihuni në këtë link me historinë unike të William Hunn nga SHBA, i cili i propozoi Brittney Miller, gruas së tij të ardhshme për martesë me 5 unaza të ndryshme, pas një xhiroje romantike me helikopter.

Ah, dhe nëse keni qenë shoqëruese e nuses më parë e dini shumë mirë ritualin që duhet të vishni të gjitha të njëjtin fustan pavarësisht formës së trupit, ngjyrës së lëkurës, flokëve apo shijes personale. Por të jesh shoqëruese e nuses nuk ka të bëjë me shijen tënde personale, ajo është një traditë martese që egziston për aq kohë sa ne mund të kujtojmë.