Celebrities Gossip Showbiz

E keni vënë re detajin që i bashkon në videoklipin që do të publikojnë Dafina dhe Kida?

Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo. E në një ‘garë’ të tillë padyshim që dy janë më mirë se një, këngëtarët bëhen bashkë. Disa prej tyre na kanë paralajmëruar se do të vijnë në bashkëpunim e së fundmi.

Dy nga artistet shumë të dashura për publikun prej pak ditësh kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre muzikor për këtë verë. Bëhet fjalë për Dafinën dhe Kidën. Që prej momentit ku treguan se do të vijnë me një projekt muzikor, dy bukuroshet kanë ndarë me ne momente nga xhirimet apo nga ‘look-u’ i tyre si kanë bërë dhe së fundmi.

Teksa na kanë treguar një nga dukjet e tyre të videoklipit, ndoshta iu ka shpëtuar një detaj shumë interesant. Veshja e vajzave është po i njëjti fustan, me të vetmin ndryshim ngjyrën, ku Kida e ka në ngjyrë të kuqe dhe Dafi në të zezë. Nuk e dimë ende nëse vajzat e kanë bërë në shenjë të ngjyrave të flamurit, një detaj tjetër lidhet me këtë zgjedhje apo është thjesht rastësi, megjithatë na mbetet të presim deri në momentin e publikimit të ‘Luje belin’.

Së fundmi burime të sigurta për Prive kanë treguar se duhet të presim një surprizë nga Dafi dhe reperi Ghetto Geasy. Këngëtarja kohët e fundit është tejet aktive me prodhime të reja muzikore dhe bashkëpunime, teksa Getoari jo dhe aq. Ende nuk dihet asnjë detaj më tepër pasi vetë artistët nuk kanë treguar asgjë, megjithatë sipas burimeve menaxherët e dy palëve janë në diskutim.

Nga ana tjetër, Kida sapo ka lansuar bashkëpunimin e saj ‘T’DU’ me Ledri Vulën.