Celebrities Gossip Showbiz

E kishin dëgjuar ndonjëherë Rina Balajn të këndojë në gjuhën greke?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Për shkak të lidhjes me ish të dashurin e saj Sin Boy, i cili është një artist që jeton në Greqi prej vitesh dhe për këtë këngët e tij janë shumica në gjuhë greke dhe për shkak të bashkëpunimeve me studion e tij muzikore, Rina është rrethuar gjithmonë me këtë gjuhë. Ama deri më tani nuk ka kënduar asnjëherë greqisht, por duket se tashmë kemi mundësi ta dëgjojmë. Vetëm pak më parë bukuroshja ka postuar një video të saj të edituar nga fansat, ku dëgjohet këngëtarja duke kënduar në gjuhën greke, nga një voice i saj i postuar së fundmi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by little aquarius (@thugofrina)

Gjithashtu në publik dihet miqësia e ngushtë që Enca ka me artisten tjetër Rina Balaj. Dy vajzat jo vetëm janë shoqe shumë të mira, por së fundmi kanë dhe të njëjtën ngjyrë flokësh dhe në postimin më të fundit me njëra-tjetrën duken si binjake të vërteta.