Bota

E lidhin në ndenjëse/ I riu ngacmoi stjuardesat dhe goditi me grushte stafin e avionit!

Një episod aspak i hijshëm me protagonistë  pasagjerët e një avioni që po udhëtonte për në Florida.  22 vjeçari Maxwell Berry  kishte konsumuar disa gota me alkool dhe nuk mund të përmbante veten.

Djali u fut në tualet, e sapo doli nga aty filloi të bërtasë e të terrorizojë pasagjerët. Ai nisi të ngacmonte seksualisht dy stjuardesa duke i prekur në pjesën e  gjoksit dhe më pas i riu goditi me grusht një pjesëtar personeli të aeroplanit.

Për të neutralizuar 22-vjeçarin është dashur ndërhyrja e pasagjerëve të tjerë, të cilët e kanë lidhur në ndenjëse dhe i kanë kërkuar të qetësohet.

Veprimi i të riut ka sjellë edhe njëherë në vëmendje vështirësitë e stjuardesave, duke theksuar se nuk janë të rralla rastet kur ata përballen me situata të ngjashme.

E megjithatë ndërhyrja ka sjellë por gjithashtu ka ngjallur shumë reagime për mënyrën sesi e ndaluan të riun dhe nëse do të kishte mënyre tjetër për ta ndaluar atë.