Lajmet e fundit Sport

E mbani mend Edgar Davids, rikthehet në Botërorin ‘Katar 2022’!

Edgar Davids ka nisur punë te kombëtarja e Holandës. Ish-mesfushori i famshëm i Juventusit, Milanit, Barcelonës dhe Ajaksit, do të jetë një nga ndihmësit e Louis Van Gaal në Botërorin Katar 2022.

KNVB (Federata Holandeze e Futbollit) ka konfirmuar lajmin e afrimit të 49-vjeçarit në stolin e kombëtares, aty ku zëvendëson Henk Fraser, me këtë të fundit që do të marrë drejtimin e Utrecht.

Davids fitoi 16 trofe si futbollist, ndërsa karriera si trajner nuk është ngjitur në nivelin që pritej. “Pitbulli” e nisi me Barnet, u shkarkua në vitin 2014 dhe për shtatë vite nuk drejtoi asnjë ekip.

Më pas trajner i dytë te Telstar, përpara se të merrte Olhanense në Portugali për gjashtë muaj. Verën e shkarkuar erdhi shkarkimi nga ekipi portugez, teksa tani ka një mundësi të mirë me kombëtaren fanellën e së cilës e veshi 74 herë si lojtar.

Syzet

Megjithatë, një nga arsyet pse holandezi ishte mbresëlënës ka qenë edhe pamja e tij, pasi mesfushori mbante syze në fushë.

Në 1999-ën, futbolli ka kaluar në plan të dytë për Davids për shkak të një problemi në nervin optik. Holanda, Juventus dhe tifozët e futbollit kanë qenë të gjithë të shqetësuar.

Për shkak se doktorët e diagnostikuan herët problemin, Davids mori një trajtim të shkëlqyer. Shikimi i tij u stabilizua, por sytë e tij mbetën të dobët. Për t’u kthyer në fushë, kishte vetëm një zgjidhje: ai duhej të mbante syze. Në këtë mënyrë, Davids arriti të kthente një sfidë në një aksesor mode.

Syze të zeza, portokalli, të verdha. Edgar e ktheu problemin e tij në një ikonë mode. I adhuruar prej kohësh për mentalitetin e tij luftarak në fushën e lojës, ai u kthye në një idhull për tifozët.

Ishte një nga simbolet e Juventus, por më pas diçka ndryshoi. Lojtari pati një debat me trajnerin Marcelo Lipin dhe u detyrua të transferohej te Barcelona, ku i dha një ekuilibër skuadrës dhe nuk humbi asnjë nga 18 ndeshjet në të cilat luajti.

Përveç karrierës së shkëlqyer, Edgar Davids ka lënë shenjë me syzet e tij dhe konsiderohet akoma sot si një nga futbollistët më fashion që janë parë në historinë e futbollit.