Celebrities Gossip Showbiz

E mbani mend postimin që dyshuam se Donaldi e kishte me dikë? Epo e zbuluam, është Bora!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Tanimë jemi mësuar me postimet e tij që ‘fshehin’ diçka prapa tyre dhe një Instastory i publikuar para disa ditësh na tërhoqi vëmendjen. Teksa aktori postoi një ‘selfie’, krahas e shoqëroi me një mbishkrim shumë të çuditshëm: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”. Syri ynë kritik dyshoi se mund të kishte lidhje me dikë dhe si gjithmonë nuk ka gabuar.

Para pak orësh, Bora ka ndarë një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “Po përzotin unë e vrava mendjen”.

Mirë, po në fund kush e vrau mendjen?!

@borazemani

Ashtu ee? 😂

♬ original sound – 😂Perlat e jetes 😂

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit.