Celebrities Showbiz

E mbani mend “Salt bae”? Sipërmarrësi i famshëm merr goditjen e rëndë

Nurset Gocke, shefi i madh turk i kuzhinës dhe pronari i disa restoranteve në Dubai i cili njihet me nofkën “Salt bae”, tashmë është në telashe të mëdha pikërisht për këtë të fundit.

E mbani mend kur në vitin 2017-të ai u bë i famshëm përmes meme-ve në rrjetet sociale për mënyrën e spërkatjes së kripës në biftek? Kjo pozë që tashmë është simboli i tij duket se është plagjiaturë. Dy artistë nga Brooklyn, të quajtur Logan Hicks dhe Joseph Lurato pretendojnë se kjo pozë është bërë realitet nga vetë ata pasi u punësuan nga “Salt bae” për një pikturë murale të ‘spërkatjes së veçantë’ me kripë.

Tashmë kjo pozë që ata pretendojnë se u përket atyre, është përdorur nga sipërmarrësi turk për interesat e tij duke e kthyer në ‘brand’ për të gjitha bizneset, duke filluar nga restoranti e deri tek aksesorët më të vegjël si kriporja me foton e tij. Dyshja e amerikanëve e kanë paditur Nurset Gocke me plot 5 milionë dollarë për të shfrytëzim të të drejtave të autorit.