Botë e Çuditshme Food & Drink

E mjaftueshme sa për të ngrënë një ushtri e tërë, ju zbulojmë pataten më të madhe në botë!

Një çift në Zelandën e Re së fundmi ka zbuluar pataten më të madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre gushtin e kaluar, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë. Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. Colin u shpreh se:

Dukej si një tumor i shpifur. Menjëherë ai preu një copë për të verifikuar çfarë kishte gjetur dhe u kthye nga gruaja duke i thënë: “Është një dreq patateje!”

Patatja peshonte 7,8 kg dhe çifti e emërtuan me emrin “Dug”. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin tek Rekordet Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Colin ndër të tjera tha se:

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, ne jemi të lumtur me këtë patate, të cilën e trajtojmë si të ishte pjesë e familjes. E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne.

Ndërkaq ne ju zbulojmë një kuriozitet. Nëse dëshironi të qëndroni në një vend komplet jashtë normales, mund të zgjidhni të kaloni natën brenda në një patate gjigante! Ndërtesa gjigante ‘Idaho’ është një shtëpi e madhe në formë patate e cila përmban një dhomë gjumi dyshe, dhomën e ndenjes dhe banjon. Shtëpia në formën e patates ka vend për dy persona, me një krevat dopio dhe e zbukuruar me llambadarë të punuar me dorë. E dekoruar me një stil mjaft të veçantë dhe të bukur.