Celebrities Gossip Showbiz

E nominuar për çmimin “Eksporti Muzikor i Vitit” në Suedi, Dafina nuk ja del të fitojë!

Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të mira të tregut tonë muzikor prej shumë vitesh tanimë. E së fundmi, bukuroshja ka qenë shumë e përfolur si nga ana profesionale për albumin e saj më të ri që po lançon “Dafinë moj” ashtu si dhe për jetën sentimentale, nga lidhja e shumëpërfolur me Dj Geek.

Pak ditë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze. Këtë gjë e bëri me dije me anë të një postimi në Instagram vetë ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Sot u zhvillua ndarja e çmimeve në “sallonin e kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, ku dhe këngëtarja ishte prezente së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Edhe pse Dafi nuk arriti të fitojë çmimin (i cili u fitua nga Oscar Holte, autor këngësh i emrave të njohur ndërkombëtarë si: Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake dhe The Weeknd), ajo sërish arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj.

Çmimi jepet nga qeveria suedeze që prej viti 1997.Ai konsiston në kontributin e një artisti i cili përgjatë vitit ka qenë ndërkombëtarisht i suksesshëm dhe ka dhënë një imazh pozitiv të Suedisë.

Dafina ka bërë me dije shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Tuna, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.