Celebrities Gossip Showbiz

E ofendoi duke i thënë ‘hundëmadhe’, reagon ashpër Emina Çunmulaj ndaj këshillueses së shëndetit mendor!

Jo më larg se në shtator të këtij viti, modelja e njohur Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të tretë. Këtë lajm të bukur ajo e postoi në rrjetin e saj social Instagram ku ndau edhe një imazh me të birin. Teksa mbante djalin në krahë, modelja i ka bërë edhe një dedikim emocional dhe ka zbuluar gjithashtu edhe emrin e djalit, të cilin e pagëzoi me emrin Sha Yosef Nazarian.

Supermodelja është një personazh që nuk ngurron të reagojë për çështje të ndryshme në rrjete sociale. E së fundmi një koment i ardhur e ka mërzitur shumë Eminën, e cila zgjodhi të reagojë me anë të një Instastory. Një komentuese, e cila madje ushtron profesionin si këshilluese e shëndetit mendor, e ka ofenduar rëndë bukuroshen, duke e cilësuar si “hundëmadhe”. Ajo ka vendosur të reagojë ashpër duke e treguar haptazi profilin e saj dhe e cilësoi si ‘bullizuese’.

Ahhh, ja ku është shqetësimi im më madh… Jo vetëm fakti që dikush po bullizon dikë, por që ai dikush është një këshilluese e shëndetit mendor. Kjo zonjë duhet raportuar në punë sepse jam seriozisht e shqetësuar për mirëqenien e njerëzve që ajo trajton në punë. Ajo është një këshilluese e shëndetit mendor por bullizon!!! Kjo nuk ka sens dhe njerëz si ajo duhet ndalur sepse potencialisht mund të shkaktojnë dëm tek dikush dhe mirëqenia e tyre.

Emina është e martuar me biznesmenin miliarder Sam Nazarian dhe çifti janë prindër edhe të dy vajzave. Modelja vlen të theksojmë që edhe pse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e harron kurrë vendin e saj duke e vizituar gjithmonë dhe gjithashtu të ndihmojë me të ardhura monetare familjet në nevojë.

Rikujtojmë se, vetëm dy ditë pas lindjes së djalit me anë të një postimi në Instastory Emina ka ndarë me ndjekësit një shqetësim të sajin. Modelja ka treguar se po vuan nga disa kriza dhe dhimbje të tmerrshme të barkut pas lindjes.