Aktualitet

E pabesueshme! Ja sa shtetas të huaj kanë hyrë në vend për 15 ditët e para të gushtit!

Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social “Facebook” lajmin se Shqipëria ka pritur në 15 ditët e para të gushtit më shumë turistë se në vitin 2019, para pandemisë.

Ndërkaq, Rama shkruan se:

Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik. Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, dmth para pandemisë.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10158955999186523/

Sezoni turistik veror erdhi këtë vit me rritje çmimesh për shumicën e bregdetit shqiptar. Tur-operatorët dhe vetë strukturat akomoduese raportojnë rritje mes 10-40% nga Jugu në Veri. Për ata që duan pushime ekonomike, plazhet e Adriatikut janë alternativat më të lira me Velipojën dhe Shëngjinin. Durrësi është për të gjithë, nga më ekonomikët tek më luksozët, kurse Jugu me çmimet më të kripura në të gjithë vijën. Qeparoi është varianti më i lirë në Jon, kurse Palasa, Dhërmiu e Jali më të shtrenjtat.

Ndërkaq, rikujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pak ditë më parë ka inspektuar qendrën verore në Drimadhes, në Dhërmi, një nga 29 qendrat shëndetësore verore të hapura për pushuesit përgjatë zonave turistike. Ajo tha se:

Janë më shumë se 29 mijë qytetarë, të cilët kanë marrë shërbime në qendrat shëndetësore verore, 8 mijë prej tyre janë turistë të huaj që kanë ardhur dhe kanë aksesuar shërbimin shëndetësor në territor gjatë periudhës së sezonit turistik, që nga momenti që i kemi hapur këto qendra në 15 qershor e deri më tani.