Celebrities Gossip Showbiz

E pabesueshme! Zbuloni se çfarë ka bërë një ndjekës për Luana Vjollcën

Luana Vjollca prej ditësh tanimë ka treguar se është me pushime në Greqi. Nga fotot paksa provokuese që publikon herë pas here, prezantuesja bukuroshe zgjedh të ngacmojë pak ndjekësit e saj. E prej vitesh tanimë dihet se ajo ka shumë ndjekës fanatikë të saj që shpesh bëjnë veprime nga më të çmendurat për të.

Luana nuk është rasti i parë pasi dhe shumë personazheve të tjerë u ka ndodhur të ‘gdhenden’ në trupin e ndjekësve të tyre. Me anë të një postimi në Instastory, prezantuesja ka treguar se një ndjekës ka bërë portretin e saj tatuazh.

Rikujtojmë se, teksa është shfaqur duke kërcyer dhe argëtuar në vendet me muzikë të Mykonos, Luana ka zbuluar se si e quajnë atë atje duke e krahasuar me aktoren e njohur kolumbiano-amerikane Sofia Vergara.

Së fundmi për ditëlindjen e Luanës nuk munguan urimet e pafundme nga miq dhe personazhe të njohur të showbiz-it, një figurë shumë e njohur e politikës tonë i ka bërë prezantueses bukuroshe një surprizë shumë të këndshme. Bëhet fjalë pikërisht për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili i dërgoi një buqetë me lule në shtëpi dhe krahas saj një kartolinë.