Celebrities Gossip Showbiz

E padëgjuar më parë, Melania Trump i habit të gjithë me veprimin e fundit!

Ish-zonja e parë, Melania Trump, së fundmi thuhet se po shet kapelën e bardhë që kishte vendosur për vizitën shtetërore të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë në 2018. Kjo ka sjellë reagimin e shumë njerëzve, të cilët e akuzojnë atë se po vendos përfitimin personal mbi traditën dhe respektin e rolit të saj të mëparshëm.

Kapelja do të dalë në shitje së bashku me një pikturë. Të dy artikujt do të shiten së bashku në një ankand që u hap më 11 janar me një ofertë fillestare prej 250 000 dollarësh. Kapelja, e krijuar nga stilisti personal i Trump, Herve Pierre, u bë për t’u përshtatur me kostumin e bardhë të koleksionit Michael Kors që ajo kishte veshur për këtë rast.

Mark Updegrove, president dhe CEO i Fondacionit LBJ tha se:

Ndërsa është e drejta e saj për ta bërë këtë, nuk është në përputhje me atë që kanë bërë ish-zonjat e tjera të para.

Ajo nuk është më Zonja e Parë e Amerikës, por Melania Trump mbetet një personazh që vazhdon të ngjallë kuriozitet, të cilin për ta shuar sadopak ka menduar Stephanie Grisham. Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë dhe e vetë Melania-s, ka nxjerrë në treg librin me titullin provokues: “I’ll Take Your Questions Now”.

Në pjesë të librit të publikuara paraprakisht, Grisham rrëfen se nga jashtë, Melania të krijonte përshtypjen e njeriut të ftohtë, por në fakt, interesohej për gjithçka që kishte të bënte me imazhin e saj publik. Me detaje lexonte të gjithë artikujt që flisnin për të, aq sa kishte një alert në Google për ta informuar në kohë reale me çdo përmbajtje ku citohej.

“Çfarë ndodh në një qytet të vogël kur vajza ngjitur bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve?” Kjo është pyetja e bërë në “Catching Melania”, një dokumentar i ri i drejtuar nga Jurij Gruden dhe prodhuar nga gruaja e tij, Tanja Gruden, i cili eksploron se si Melania Trump u metamorfozua nga një vajzë sllovene e qytetit të vogël në Zonjën e Parë.