Celebrities Film & Tv

E papritur! Dy aktorët e njohur martohen në fshehtësi të plotë!

Së fundmi, pas një lidhjeje 3-vjeçare, aktori i njohur Aiden Turner, është martuar me të dashurën e tij, njëkohësisht aktoren e famshme, Caitlin Fitzgerald. Mediat e huaja kanë raportuar se dyshja e njohur janë martuar një një ceremoni të fshehtë në Itali. Sipas burimeve, çifti po planifikonin prej kohësh të martoheshin. Një burim për “The Sun” tha se:

Çifti janë të dashuruar çmendurisht dhe mezi po prisnin për këtë. Ata janë të dy shumë privatë dhe e kanë mbajtur shumë të mbyllur ceremoninë, por ata morën vëmendje me unazën e martesës gjatë një shëtitje.

Rikujtojmë se aktorët janë në një romancë dashurie që nga viti 2018. Bashkëshortja e tij, është bërë e njohur më së shumti për rolin e saj si Libby Masters në dramën amerikane “Masters Of Sex”.

Aiden Turner nga ana tjetër është shumë i njohur për rolin e tij, si kapiteni Ross Poldark, i cili vjen nga një familje me emër në Cornwall, Mbretëri e Bashkuar.