Celebrities Gossip Showbiz

E patë super festën që organizoi Fjolla Morina për…

jolla Morina padyshim që ka qenë një nga personazhet më të përfolur kohëve të fundit pas skandalit për trafik armësh. Kudo përflitej për arratinë e saj, më pas martesën me Fisnik Sylën, dyshimet për shtatzaninë që rezultoi e rreme, lirimin e saj dhe së fundmi spekulimet për ndarje.

Këngëtarja ka kohë që nuk është aktive në tregun muzikore dhe ende nuk ka paralajmëruar ndonjë projekt të ri muzikor. Megjithatë, aktiviteti i saj në rrjete sociale vazhdon të jetë shumë i madh dhe këngëtarja, së fundmi ka treguar se ka shkuar për disa ditë pushime në Dubai, së bashku me vajzat e saj. Jo vetëm kaq, por Fjolla na ka treguar gjithashtu dhe një festë që është organizuar së fundmi në familjen e saj. Këngëtarja ka organizuar një super festë për qenin e saj. Po po, mirë e dëgjua, për qenin.

Pak orë më parë, Fjolla na ka treguar një fotografi të dekorit të festës dhe qenin e saj që mbushi plot 1 vjeç. Epo, edhe 100!

Rikujtojmë se, me anë të një postimi të bërë para disa ditësh në Instagram, teksa është shfaqur veshur me një fustan të ngushtë që i nxjerr në pah linjat dhe shumë e kuruar, këngëtarja është shfaqur me vajzën e saj në krahë dhe na ka emocionuar me fjalët drejtuar saj.

35-vjeçarja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi vitin e kaluar në pikëkalimin e Morinës në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë u kap me dy pistoleta pa leje, në makinën ku udhëtonte e shoqëruar nga dy persona, njëri prej të cilëve biznesmeni Fisnik Syla, bashkëshorti i saj. Megjithatë, Fjolla arriti t’i shpëtojë akuzave dhe të fitojë lirinë.

Këngëtarja gjatë arratisë së saj u martua me Fisnik Sylën, por së fundmi thashethemet po qarkullojnë se mos ndoshta dyshja janë ndarë. Këngëtarja mbylli llogarinë e saj në Instagram përkohësisht dhe e rihapi sërish më vonë. Ajo që na bëri përshtypje është që Fjolla ka rikthyer shumë pak foto dhe ndër to asnjëra nuk është me Fisnikun, i cili gjithashtu ka fshirë postimet me të. Dyshja gjithashtu nuk ndiqen më me njëri- tjetrin.