Celebrities Music

E përlotur, Bebe Rexha ndan lajmin e shumëpritur me të gjithë botën

Vetëm para pak ditësh ajo bëri të ditur se ka thyer një rekord në platformën “Spotify” duke shënuar 1 miliard dëgjime me hitin muzikor “Meant to Be”. Bëhet fjalë për artisten shqiptare me famë botëtore Bebe Rexha e cila ka një tjetër lajm fantastik.

Pak orë më parë këngëtarja e famshme ka publikuar një video të shkurtër në Insta Story ku zbulon se më datën 7 Maj, do të publikojë albumin e saj më të ri. E përlotur nga ky lajm, Bebe thekson se është jasht mase e lumtur që arriti ta përfundojë këtë album dhe pret me padurim që të gjithë fansat të dëgjojnë projektet muzikore të tij.

Gjithashtu artistja e famshme zbuloi kopertinën e këtij albumi që quhet “Better Mistakes” ku ajo shfaqet me një veshje ‘body’, bardhë e zi tamam si një zebër. Sa prej jush janë fansa të Bebes dhe po e prisni me shumë dëshirë këtë album?!

Kujtojmë se ky është albumi i katërt i këngëtares që vjen pas 3 vitesh punë intensive. Albumi i parë i saj quhet “I Don’t Wanna Grow Up”, i lançuar në vitin 2015 ndërsa i dyti “All Your Fault” i vitit 2017-të i cili është i ndarë në 2 pjesë . Albumi i fundit i saj quhet “Expectations” i publikuar në vitin 2018-të.