Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

E preferuara e Arbër Çepanit është Beniada, fituesi i “BB1” flet për “BBV1”!

I ftuar dhe njëkohësisht bashkëprezantues i Jonidës, ishte ditën e sotme Arbër Çepani, fituesi i “Big Brother 1”. Kur përmendim emrin e tij, nuk mund të mos e lidhim me këtë patentë kaq interesante dhe të suksesshme, dhe ditën e sotme ai ndër të tjera, foli edhe për “Big Brother”.

Për sa i përket thashethemeve rreth tij, pasi shpeshherë ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, ai u shpreh se nuk shqetësohet, duke qenë se vjen një pikë që nuk shqetësohesh më për gjëra të tilla. I pyetur për jetën personale, Arbër Çepani nuk dha një përgjigje konkrete, por duket se i tha të gjitha…

Jeta personale po shkon për mrekulli!

Ndërkohë, për sa i përket “Big Brother”, ai bën krahasimin mes “BB1” dhe “BBV1” duke theksuar një ndryshim shumë të rëndësishëm.

Janë ndryshe…Ne mendonim se na donin të gjithë sepse në atë kohë nuk ishin të përhapura rrjetet sociale për të shprehur zemërimin…

Lidhur me “Big Brother Vip”, i pyetur në rast se do të ishte pjesë e programit Arbër Çepani nuk i kurseu komentet. Por cila është vajza që i pëlqen më tepër atij nga “BBV1”?!

Mendoj që Beniada duket shumë pozitive si vajzë. Ka një lloj qetësie olimpike. Nuk i do të keqen njeriu atje…