Celebrities Gossip Showbiz

E pritshme nga dy artistët! Ledri dhe Yll Limani arrijnë një super sukses me duetin e tyre!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Para pak ditëve një prej miqve dhe kolegëve të tij, i cili është reperi i njohur, Ledri Vula festoi ditëlindjen dhe urimi i Yllit në rrjete sociale nuk mund të mungonte, por bashkë me urimin ai zbuloi për të gjithë një tjetër surprizë. “Tonat” është bashkëpunimi më i fundit i dyshes që ka arritur një super sukses pak kohë pas publikimit. Në vetëm 12 ditë, dueti i tyre ka arritur plot 6 milion klikime dhe këtë e kanë bërë me dije vetë artistët në Instastory-t e tyre.

Nga ana tjetër, Ledri këtë verë ka sjellë katër bashkëpunime, me Melinda Ademin, me reperin Lluni, Kidën dhe Ardian Bujupin, teksa nuk ka munguar dhe ‘Monaco’ që artisti e solli si një projekt solo dhe rezultoi mjaft i suksesshëm.